Në aplikacionin “Hapësira ime publike” vijojnë raportimet e qytetarëve për denoncimin e problematikave që hasin në komunitetin e tyre dhe jo vetëm.
Agjencia Për Media dhe Informim informoi sot se “deri më tani në faqen e prezantuar nga kryeministri Edi Rama pak kohë më parë, janë raportuar 8 mijë e 351 raste, nga të cilat 3 mijë e 112 raste janë të zgjidhura dhe 5 mijë e 239 në proces”.
Ndërkohë që lirimi i hapësirave publike po vijon në gjithë territorin e vendit.