Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se rreth orës 18:00 kanë pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
“Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për Express.
Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, shtoi ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...