Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka ndërmarrë një ndryshim të thellë në drejtimin e njësive administrative, duke larguar shumicën e administratorëve të mëparshëm dhe emëruar pesë emra të rinj, ndërsa ka rikonfirmuar vetëm një prej tyre.
Sipas vendimit të bërë publik:
Në Njësinë Administrative Libonik është emëruar Rudina Bregu
Në Pojan do të drejtojë Kejdi Hasani
Eleni Kinolli do të jetë administratore në Pirg
Në Gore është emëruar Renaldo Skënderi
Fetah Hoxha është i vetmi administrator i rikonfirmuar, në Njësinë Administrative të Moglicës
Lëvizja vjen në kuadër të një qasjeje për rinovim dhe energji të reja në administratë, sipas burimeve pranë bashkisë.