Georgina Rodriguez shfaq unazën miliona dollarëshe në tapetin e kuq në Venecia - Gazeta Express
string(78) "georgina-rodriguez-shfaq-unazen-miliona-dollareshe-ne-tapetin-e-kuq-ne-venecia"

Yjet

Gazeta Express

01/09/2025 18:46

Georgina Rodriguez shfaq unazën miliona dollarëshe në tapetin e kuq në Venecia

Yjet

Gazeta Express

01/09/2025 18:46

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë e 82-të të Festivalit të Filmit në Venecia

Efejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë e 82-të të Festivalit të Filmit në Venecia, duke ekspozuar unazën e saj gjigante të fejesës me diamant 30 karatësh, me vlerë rreth 3 milionë dollarë (afro 2.6 milionë euro).

Modelja e famshme u shfaq mahnitëse me një fustan të zi me dantella, që i nxirrte në pah format elegante, ndërsa pozonte me duart lart për të treguar unazën dhe bizhuteritë e tjera të shndritshme.

Pamjen e plotë e kompletoi me një gjerdan të madh, vathë me diamant dhe flokët e kapura me gërshet të rregullt, shkruan “DailyMail”.

Në të njëjtin event u panë edhe emra të mëdhenj të kinemasë si Kevin Spacey, Willem Dafoe dhe Alicia Silverstone, të cilët sollën elegancën e tyre në tapetin e kuq.

Kujtojmë se 31-vjeçarja dhe futbollisti i famshëm konfirmuan fejesën këtë muaj, pas gati një dekade së bashku. Çifti ka dy vajza dhe rrit gjithashtu tre fëmijët e tjerë të futbollistit. Në rrjetet sociale, lajmi u përshëndet nga miqtë e tyre të famshëm me urime të përzemërta për çiftin.