Osmani viziton shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta: Çdo buzëqeshje e tyre na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria - Gazeta Express
string(127) "osmani-viziton-shkollen-per-femijet-me-nevoja-te-vecanta-cdo-buzeqeshje-e-tyre-na-kujton-se-forca-e-vertete-qendron-te-dashuria"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 18:30

Osmani viziton shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta: Çdo buzëqeshje e tyre na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 18:30

Me fillimvitin e ri shkollor, presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka vizituar shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Ajo tha se “çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja”.

Krahas fotografive, Osmani ka shkruar:

“Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”.