Llapi e Drita ‘ndahen’ në paqe në “Zahir Pajaziti” - Gazeta Express
string(46) "llapi-e-drita-ndahen-ne-paqe-ne-zahir-pajaziti"

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 18:25

Llapi e Drita ‘ndahen’ në paqe në “Zahir Pajaziti”

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 18:25

Xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës është mbyllur sot, në Podujevë.

Në “Zahir Pajaziti” u përballën Llapi me Dritën, me ndeshjen që përfundoi me shifrat e barabarta prej 1-1.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, pjesa e dytë i prodhoi të dy golat.

Llapi ishte i pari që doli në epërsi, me anë të golit të Kushtrim Shabanit, që shënoi në minutën e 60-të.

Golin e barazimit për Dritën e shënoi Kristal Abazaj, i cili e konkretizoi asistimin e Besnik Krasniqit në minutën e 80-të.

Pas kësaj ndeshjeje, Llapi shkon në kuotën e dy pikëve pas tri ndeshjeve, teksa Drita e fiton pikën e parë në Superligë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Drenicës, Drita do të luajë në ndonjë datë tjetër, pasi ishte shtyrë shkaku i angazhimeve evropiane të klubit gjilanas./GazetaExpress/