Partia Demokratike ankimoi sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikon zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në kërkesën e partisë më të madhe të opozitës pretendohet se gjatë zgjedhjeve janë vënë re fenomene të shpërdorimit të burimeve publike, intimidim të votuesve, patronazhim politik dhe ndërhyrje të grupeve kriminale në qarqet Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë e Dibër.
Sipas PD-së, rezultati i zgjedhjeve nuk ishte legjitim, pasi procesi i 11 majit nuk i ka përmbushur standardet kushtetuese e ligjore; procesi nuk ka qenë i lirë dhe i ndershëm dhe, për pasojë, nuk mund të prodhojë asnjë rezultat legjitim.