Berisha nga SPAK: Dumani, përgjegjësi numër dy për farsën elektorale të 11 majit - Gazeta Express
string(78) "berisha-nga-spak-dumani-pergjegjesi-numer-dy-per-farsen-elektorale-te-11-majit"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 16:06

Berisha nga SPAK: Dumani, përgjegjësi numër dy për farsën elektorale të 11 majit

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 16:06

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe në daljen e radhës nga SPAK, vijoi me akuza të forta ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, të cilin e cilësoi si bashkëpërgjegjës për çfarë ai quan “farsë elektorale”.

Berisha e renditi Dumanin si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës për situatën zgjedhore të 11 majit, duke deklaruar: “Për mbrojtjen e dosjeve, 184 dhe 339. Këta, me këtë veprim i firmosën licencën Edi Ramës që të bëjë ç’të dojë me zgjedhjet. Ndaj dhe unë pas Edi Ramës, përgjegjës numër dy për farsën elektorale konsideroj Altin Troplinin”, u shpreh ai para mediave.Berisha nuk u ndal me kaq.

Ai e shtriu retorikën edhe mbi reformën në drejtësi, të cilën e quajti “produkt mafioz” të asaj që e cilëson “organizata kriminale e George Soros-it.”“Produkte mafioze të organizatës kriminale të George Soros-it, pas Edi Ramës, Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës, u dekorua nga Antony Blinken, nga një i pafytyrë që nuk hyn dot sot në zyrat federative të vendit të tij”, u shpreh ai.

Gjatë prononcimit të tij, Berisha komentoi gjithashtu mbi procesin gjyqësor që ka nisur ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. “Është në përfundim. Tani që Antony Blinken ka humbur çdo funksion dhe uroj që drejtësia amerikane të flasë për të, sepse ka bërë një mashtrim të madh kombit amerikan”, shtoi Berisha.

I pyetur për publikimin e faturës financiare të këshilltarit amerikan të fushatës së PD-së, Chris LaCivita, Berisha u tregua i kujdesshëm në përgjigje: “Unë të garantoj që PD do t’i deklarojë çdo qindarkë. Cila është koha që përcakton ligji, këtë nuk e them.”