Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës.
Burime policore bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Ishull Shhëngjinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në një parcelë.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.