Nagavci thotë se 80 euro janë të mjaftueshme për blerjen e librave - Gazeta Express
string(66) "nagavci-thote-se-80-euro-jane-te-mjaftueshme-per-blerjen-e-librave"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 10:48

Nagavci thotë se 80 euro janë të mjaftueshme për blerjen e librave

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 10:48

Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë realizuar obligimet ligjore nga dikasteri që ajo drejton, për të nisur vitin e ri shkollor.

Ajo ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekstet shkollore, duke theksuar se është bërë pagesa për mbi 80 për qind e prindërve që kanë blerë librat për fëmijët e tyre.

“Unë kam parë disa reagime, më shumë të personave politikë. Ne i kemi raportet nga terreni, i kemi ndarë nga 80 euro për çka mjaftojnë për librat dhe fletoret e punës. Vlen të përmendet se edhe në vendet më të zhvilluara, tekstet bazë përdoren për vite radhazi”, ka thënë ajo.

Nagavci ka shtuar se sivjet i gjithë procesi për blerjen e librave ka qenë shumë i lehtë.

Sipas saj, një ndryshim që ka ndodhur këtë vit, ka qenë verifikimi i aplikuesve.

Ka shtuar se janë mbi 190 mijë aplikime që janë bërë dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar. Ka theksuar se rreth 3000 aplikime nuk janë pranuar për arsye të ndryshme. /Koha