Edon Zhegrova ka mbërri në Torino.
Ylli kosovar u pa duke i përshëndetur tifozët e ekipit të tij të ri, Juventus teksa e ka marrë rrugën drejt qendrës ku do t’i kryejë vizitat mjekësore, shkruan “Gazeta Express”.
Edon Zhegrova è atterrato a Torino 🛬 pic.twitter.com/sH54wsL8wh
— JuventusFC (@juventusfc) September 1, 2025
Më pas, futbollisti i deritashëm i Lillet do të nënshkruajë kontratë me Juventusin dhe do ta nisë aventurën e re në Serie A.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe do të paguhet 2,5 milionë euro në vit. /Gazeta Express