Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, tha se kryeqyteti nuk ka më kohë për të humbur në kaos dhe me eksperimente, dhe se mandati i tij, në rast të zgjedhjes në krye të qytetit, do të vlerësohet vetëm nga realizimi i pesë zotimeve konkrete për kryeqytetin.
Ai theksoi se plani i tij për kryeqytetin përfshin: hapjen e sheshit “Xhorxh Bush”, zhbllokimin e trafikut brenda 18 muajve, ndriçimin dhe sigurinë në çdo lagje, pastrimin 24/7 të qytetit dhe kthimin e hapësirave publike për komunitetin.
Sipas tij, qytetarët do të mund ta masin punën e tij në fund të mandatit pikërisht me këto pesë zgjidhje, të cilat synojnë ta kthejnë Prishtinën në një qytet funksional dhe të jetueshëm.