Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Differdange dhe Dritës, e vlefshme për play-offin në Ligën e Konferencës.
Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0, shkruan Gazeta Express.
Nga minuta e tretë, ekipi nga Luksemburgu është me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Andreas Buch.
Kujtojmë se ndeshja e parë e luajtur në Prishtinë përfundoi me fitore 2:1 të gjilanasve.