Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kampionatit Botëror, ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit.
Selektori Lionel Scaloni ka vendosur të ftojë kapitenin Lionel Messi, i cili kohët e fundit kishte pësuar një lëndim, por tashmë është rikuperuar plotësisht dhe pritet të udhëheqë “Albicelestet” në fushë.
Në listë janë përfshirë gjithashtu dy nga emrat më premtues të futbollit argjentinas: Nicolas Paz, mesfushori i Comos, si dhe Franco Mastantuono i Real Madridit, të cilët shihen si pjesë e së ardhmes së kombëtares kampione bote.
Argjentina tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, ku do të synojë të mbrojë titullin që e fitoi në Katar në vitin 2022.
Kampionët në fuqi do të përballen fillimisht me Venezuelën më 5 shtator, ndërsa më 10 shtator do të luajnë ndaj Ekuadorit, në përfundim të ciklit kualifikues.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...