Emilija Rexhepi është liruar nga detyra zëvendëskryeministres, pasi që e njëjta është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit
Në komunikatën për media bëhet e ditur se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra Rexhepin.
E njëjta u zgjodh nënkryetare dy ditë më parë gjatë mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit.
‘‘Emilija Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres, pas emërimit të saj nënkryetare e Kuvendit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe’’, thuhet në komunikatë.