Monaco është sot skena e shortit për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve 2025/26, ku 36 skuadra më të mira të Evropës do ta mësojnë fatin e tyre për fazën e ligës nga ora 18:00.
Edicioni i ri i Champions-it vijon me formatin e ri të prezantuar sezonin e kaluar. Në vend të grupeve klasike, 36 ekipet do të konkurrojnë në një tabelë të vetme, ku secili klub zhvillon tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër si mysafir.
Tetë ekipet e para kalojnë direkt në 1/8 e finales.
Vendet 9 deri në 24 luajnë një raund “play-off” për të siguruar biletën në fazën me eliminim direkt.
Ndërsa ekipet nga vendi 25 e tutje eliminohen përfundimisht nga gara.
Ky format garanton më shumë duele të mëdha dhe më shumë emocione për tifozët.
Skuadrat janë ndarë në katër vazo, sipas koeficientit të UEFA-s:
Vazo 1: PSG, Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool, Inter, Chelsea, Borussia Dortmund, Barcelona.
Vazo 2: Arsenal, Bayer Leverkusen, Atlético Madrid, Benfica, Atalanta, Villarreal, Juventus, Eintracht Frankfurt, Club Brugge.
Vazo 3: Tottenham, PSV, Ajax, Napoli, Sporting CP, Olympiacos, Slavia Prague, Bodø/Glimt, Marseille.
Vazo 4: Copenhagen, Monaco, Galatasaray, Union Saint-Gilloise, Qarabağ, Athletic Bilbao, Newcastle, Pafos, Kairat Almaty.
Nga çdo vazp, çdo ekip do të ketë dy kundërshtarë, një përballje në shtëpi dhe një jashtë.
Pas shortit, UEFA do të publikojë orarin e plotë të ndeshjeve, me rundin e parë që pritet të nisë në muajin shtator. Deri në fund të vitit, skuadrat do të luftojnë për pozitat në tabelë, për të siguruar vendin e tyre në fazën me eliminim direkt.