Detaje nga lëndimi i Ardon Jasharit, Blick e konfirmon mungesën ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(75) "detaje-nga-lendimi-i-ardon-jasharit-blick-e-konfirmon-mungesen-ndaj-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 16:03

Detaje nga lëndimi i Ardon Jasharit, Blick e konfirmon mungesën ndaj Kosovës

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 16:03

Ardon Jashari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 5 shtatorit mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Blick.

Mesfushori i talentuar pësoi një lëndim të rëndë gjatë stërvitjes me Milanin, pas një përplasjeje me bashkëlojtarin Santiago Gimenez.

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, dyshohet për një thyerje në kockën e djathtë të këmbës, çka pritet ta mbajë jashtë fushave për të paktën dy muaj.

Ky zhvillim është një goditje e madhe për trajnerin Murat Yakin, i cili vetëm një ditë më parë e kishte ftuar Jasharin për ndeshjet kualifikuese të Zvicrës kundër Kosovës (5 shtator) dhe Sllovenisë (8 shtator).