Trajneri që ishte në negociata me Kosovën ndihet keq gjatë lojës, shtrohet me urgjencë në spital - Gazeta Express
string(95) "trajneri-qe-ishte-ne-negociata-me-kosoven-ndihet-keq-gjate-lojes-shtrohet-me-urgjence-ne-spital"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 15:36

Trajneri që ishte në negociata me Kosovën ndihet keq gjatë lojës, shtrohet me urgjencë në spital

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 15:36

Në mbrëmjen e së mërkurës në Kupën e Rusisë pat imomente shqetësuese kur trajneri spanjoll Robert Moreno u detyrua të largohej nga fusha dhe të dërgohej me urgjencë në spital për shkak të një krize hipertensionale.

Incidenti ndodhi 15 minuta para përfundimit të ndeshjes midis ekipit të tij, Sochi dhe Krasnodarit, me rezultatin 3:1 për vizitorët, shkruan “Gazeta Express”.

Teksa dukej i shqetësuar, Moreno u shoqërua nga një asistent i tij në tunelin që çonte në dhomat e zhveshjes, ku mjekët e morën përsipër dhe nën kontroll para se të dërgohej në spital.

Sipas mediumit spanjoll “Estadio Deportivo” dhe pas konfirmimit të drejtorit sportiv të klubit, Igor Kurdyashov, gjendja e trajnerit spanjoll nuk është shqetësuese.

Pas analizave, 47-vjeçari ishte në gjendje të largohej nga ambientet e spitalit, pa pasur nevojë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ky rast vjen në një kontekst sportiv shumë të ndjeshëm.

Që kur mori e drejtimin e ekipit te Sochi në dhjetor 2023, periudhë në të cilën po bisedonte me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës, Moreno e ka siguruar ngjitjen në ligën më të lartë të futbollit rus.

Por, fillimi i sezonit të ri ka qenë dramatik: një barazim dhe pesë humbje në gjashtë ndeshje, me ekipin që e sheh veten në fund të tabelës.

Presioni i rezultateve, i kombinuar me tensionet personale, e kishin shtyrë trajnerin të deklaronte publikisht se do ta dhuronte një pjesë të pagës së tij për klubin ose për bamirësi pas një humbjeje të thellë 0-4 në shtëpi.

Një gjest simbolik, i cili sot merr edhe më shumë peshë duke e pasur parasysh ndikimin që stresi garues duket se ka pasur ndikim në shëndetin e tij. /Gazeta Express