VMRO përgjigjet me kundër-akuzë, por nuk e mohon t’i ketë dërguar mesazhe BDI-së - Gazeta Express
string(78) "vmro-pergjigjet-me-kunder-akuze-por-nuk-e-mohon-ti-kete-derguar-mesazhe-bdi-se"

Maqedoni

Gazeta Express

28/08/2025 15:08

VMRO përgjigjet me kundër-akuzë, por nuk e mohon t’i ketë dërguar mesazhe BDI-së

Maqedoni

Gazeta Express

28/08/2025 15:08

Bujar Osmanit, ose nuk i kanë thënë, ose nuk do ta kujtojë kohën kur ekipi negociator i BDI-së la një fletë të bardhë para VMRO-DPMNE-së, të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë vetëm që të mbeten në Qeveri. Kështu parti e Mickoskit i është përgjigjur kandidatit për Çairin, Bujar Osmani, i cili sot tha se VMRO dërgon porosi të përditshme për të zbutur marrëdhëniet me BDI-në, përcjell Gazeta Express nga gazeta KOHA.

Në reagimin drejtuar mediave, VMRO nuk mohon të ketë vënë kontakte dhe t’u ketë dërguar porosi BDI-së, por thotë se BDI është ajo që pati shkelur vullnetin e votuesve maqedonas, duke lidh koalicion me LSDM-në humbëse.

“Bujar Osmanit, ose nuk i kanë thënë, ose nuk do ta kujtojë kohën kur ekipi negociator i BDI-së la një fletë të bardhë para VMRO-DPMNE-së të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë vetëm që të mbeten në Qeveri. Atëherë nuk dukeshin aq trima dhe nuk silleshin ashtu prijësit e BDI-së, të cilët tani fort i bien gjoksit. E Bujar Osmani mund të luajë rolin e përparimtarit, por e vërteta është e dukshme: maja e BDI-së është shndërruar në elitë milionerësh, ndërsa populli jeton në varfëri. Prandaj sot BDI premton funksione dhe hyrje në qeveri për anëtarët e saj të zhgënjyer, duke shpresuar se do ta fshehin korrupsionin dhe marrëveshjet kriminale. Le të kujtojmë, edhe maqedonasit zgjodhën parti fituese, por BDI këtë kurrë nuk e respektoi. Në vend të respektit ndaj vullnetit të popullit, ata gjithmonë kërkuan shpëtim te LSDM, me të cilët u gjetën në emëruesin e përbashkët – krimin dhe korrupsionin”, thuhet në reagimin e VMRO-së, e cila megjithatë nuk mohon të ketë kërkuar ndreqjen e marrëdhënieve me BDI-në.

Kur Bujar Osmani flet për “masë amorfe”, vijon më tej reagimi i VMRO-së, pikërisht aty është thelbi i problemit.

“BDI për 20 vite e trajtoi komunitetin shqiptar si masë amorfe – si makineri votash për bizneset dhe marrëveshjet e tyre kriminale”.