Portieri dhe heroi i Grimbsyt: Si tifoz i Man Utd jam paksa i zemëruar - Gazeta Express
string(69) "portieri-dhe-heroi-i-grimbsyt-si-tifoz-i-man-utd-jam-paksa-i-zemeruar"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 15:06

Portieri dhe heroi i Grimbsyt: Si tifoz i Man Utd jam paksa i zemëruar

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 15:06

Manchester United i eliminua nga Carabao Cup mbrëmë nga Grimsby Town, klub i divizionit të katërt të futbollit anglez pasi u mposht pas penalltive 11:12, derisa loja përfundoi baras, 2:2.

Ky ishte një turpërim historik për “Djajtë e Kuq”, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, protagonist absolut i natës ishte portieri Christy Pym, tifoz i deklaruar i Manchester United.

“Ende nuk po e kuptoj se çka ndodhi. Jam tifoz i United, kështu që sonte jam paksa i zemëruar”, deklaroi ai për “Sky Sports UK”.

“Por, janë net si kjo që e bëjnë futbollin fantastik. Është thjeshtë e pabesueshme”, vazhdoi ai.

Portieri ishte vendimtar në serinë e penalltive, duke e pritur atë të Matheus Cunha, gjuajtësi i pestë që ka mundur t’ia siguronte kualifikimin gjigantit anglez.

“Kam mundur të bëja më mirë gjatë penalltive, apo jo? E bëra një pritje që e mbajti ekipin në lojë dhe djelmoshat e bënë punën tjetër”, përfundoi Pym, qartazi i emocionuar.

Grimsby Town ishte duke fituar 2:0 që nga minuta e 75-të, por më pas “Djajtë e Kuq” shënuan dy herë për të shkuar loja në penallti.

Kjo lojë do të mbetet në analet e futbollit: një portier tifoz i skuadrës së eliminuar bëhet hero i ditës, duke demonstruar se në futboll asgjë s’është e pamundur. /Gazeta Express