Pasi e ndërpreu Basha, vazhdimi i seancës konstituive caktohet për të shtunën nga ora 11:00 - Gazeta Express
string(89) "pasi-e-nderpreu-basha-vazhdimi-i-seances-konstituive-caktohet-per-te-shtunen-nga-ora-1100"

Gazeta Express

28/08/2025 15:01

Pasi e ndërpreu Basha, vazhdimi i seancës konstituive caktohet për të shtunën nga ora 11:00

Gazeta Express

28/08/2025 15:01

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të bëhet të shtunën nga ora 11:00.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, sot ndërpreu seancën pasi deputeti serb Nenad Rashiq nuk mori votat e nevojshme për t’u bërë nënkryetar nga minoriteti serb.

Ai e ndërpreu seancën me arsyetimin se Rashiq “ka gjasat më të mëdha” që të zë këtë pozitë meqë, sipas tij, mori më shumë vota sesa kandidatët tjerë të Listës Srpska.

Kjo e fundit s’ka marrë pjesë në votim meqë tha se zgjedhja me short, që u përcaktua nga Basha pasi i propozuari i Listës Srpska për nënkryetar, Slavko Simiq, s’mori votat për të tri herë radhazi nga Kuvendi, është jokushtetuese./Express/