Paçarada e lë Kolnin, transferohet tek klubi tjetër i Bundesligës - Gazeta Express
string(64) "pacarada-e-le-kolnin-transferohet-tek-klubi-tjeter-i-bundesliges"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 14:43

Paçarada e lë Kolnin, transferohet tek klubi tjetër i Bundesligës

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 14:43

Leart Paçarada është bërë me ekip të ri.

Futbollisti kosovar është larguar nga Kolni dhe ka nënshkruar me klubin tjetër të Bundesligës, FC Heidenheim 1846.

Pra, mbrojtësi i majtë ndërroi ekip, por jo edhe kampionat pasi do të vazhdojë të luajë në ligën elitare të futbollit gjerman, shkruan “Gazeta Express”.

Lajmin për përforcimin me Paçaradën e ka bërë publik sot Heidenheimi përmes faqes së tij zyrtare.

Ndër të tjera, 30-vjeçari nënshkroi për dy vjet me klubin e ri, ndërsa në Heidenheim do t’ju bashkohet dy futbollistëve të tjerë shqiptarë, Diant Ramaj dhe Arijon Ibrahimovic. /Gazeta Express