Gucati: Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatë Speciale duke filluar nga Gërvalla, do të dalin të gjithë me emra - Gazeta Express
string(121) "gucati-nga-vv-ne-e-dime-qe-ka-edhe-deshmitare-ne-gjykate-speciale-duke-filluar-nga-gervalla-do-te-dalin-te-gjithe-me-emra"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 14:21

Gucati: Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatë Speciale duke filluar nga Gërvalla, do të dalin të gjithë me emra

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 14:21

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot para mediave ka kërkuar që të shkarkohet kryetari i Kuvendit, Dimal Basha pas publikimit të një pamfleti në vitin 2012, ku UÇK thuhet se furnizohet me para të drogës ndërsa bashkautor ishte edhe Dimal Basha.

OVL e UÇK-së ka kërkuar gjithashtu nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se nga VV e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatë Speciale.

“Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga Donika Gërvalla e cila ka dorëzuar dokumentacione në atë kohë që vet e ka pranu. Të tjerët që do të dalin me emra, sepse nuk kemi frikë nga askush. Mos të na matin impulsin, atë na e ka mat Serbia dhe ka dal humbëse.  Dimal Basha me kategoritë e dala nga lufta, sidomos me veteranë të UÇK-së, invalidë dhe dëshmorë do të dal humbës. Ne do të marrim veprime të tjera shumë shpejt”, ka thënë Gucati.