Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në fshatin Brod të Shtërpcës, ku një fëmijë pesëvjeçar u sulmua nga një ujk. Sipas informatave të “Kosova Live”, fëmija është tërhequr zvarrë disa metra derisa babai ia arriti ta shpëtojnë nga nofullat e kafshës.
I lënduari është dërguar në QKUK, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar.
Drejtori i kirurgjisë torakale Nazmi Kolgeci, që po kujdeset për fëmijën, tha se ai ka pësuar lëndime në gjoks dhe shpinë dhe ka trauma psikologjike nga sulmi.
Se çfarë ka thënë më shumë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.