Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar lidhur me situatën në Kuvend. Ai ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses e cek që parlamenti duhet të konstituohet sipas praktikave të kaluara, gjë që nënkupton se nënkryetarët nga tri partitë e mëdha votohen në bllok, po ashtu edhe nënkryetarët nga partitë e komuniteteve joshumicë votohen në bllok.
Deda këtë deklaratë e ka bërë pasi që votimi për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë është proceduar në mënyrë ndaras, duke bërë kështu që nënkryetari nga ana e komunitetit serb të mos zgjidhet ende.
‘‘Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të kësaj vere e cekin që Kuvendi konstituohet sipas praktikave të kaluara.
Praktikat e kaluara:
– Nënkryetarët nga tri partitë e mëdha votohen në bllok.
– Nënkryetarët nga partitë e komuniteteve joshumicë votohen në bllok.
Shumë e thjeshtë’’, ka shkruar ai.