Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, lidhur me ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Pacolli thekson se me përkushtim janë ndërtuar dhe dhuruar hapësirat moderne të Kuvendit – nga zyrat e Kryesuesit deri te salla e seancave plenare – të cilat, sipas tij, “ngjallin admirim edhe përtej rajonit”
“Këto kushte janë krijuar për të nderuar institucionin dhe qytetarët, prandaj mbetet përgjegjësi e secilit deputet që t’i fitojë me meritë të drejtën për t’i shfrytëzuar ato”, shkruan Pacolli në reagimin e tij.