Rama: Do largohen të gjitha varrezat e makinave në territor - Gazeta Express
string(58) "rama-do-largohen-te-gjitha-varrezat-e-makinave-ne-territor"

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 13:47

Rama: Do largohen të gjitha varrezat e makinave në territor

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 13:47

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “jemi i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit”.

Në fjalën e tij gjatë një takimi për reformën në Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve përmes një pakete të dedikuar ndërhyrjesh ligjore dhe investimesh, Kryeministri Edi Rama tha se “nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme nëse në mbajtjen pastër të vendit dhe të plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime të dukshme dhe në trajtimin e  mbetjeve, kemi bërë përparime domethënëse në raport nga filloi kjo punë që s’kishte asnjë lloj lidhje me fjalën trajtim mbetjesh”.

“Jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve në raport me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve, ku përfshihen ambalazhet plastike, letrat, qelqi, pajisjet elektrike, elektronike, bateritë, automjetet në fund të jetës. Jemi i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera dhe ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjithë këtyre varrezave”, nënvizoi Rama.Kreu i qeverisë vuri në dukje se “jemi një vend që s’ka akoma asnjë detyrim për raportim dhe financim nga prodhuesit, shpërndarësit dhe importuesit lidhur me këtë që thashë, trajtimin, çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, kur kryejnë misionin e tyre si pajisje elektrike apo si bateri apo si automjete”.