Lista Serbe: Po votohet në kundërshtim me rregullat, Kurti po e shtyn të preferuarin e tij për postin e nënkryetarit - Gazeta Express
string(114) "lista-serbe-po-votohet-ne-kundershtim-me-rregullat-kurti-po-e-shtyn-te-preferuarin-e-tij-per-postin-e-nenkryetarit"

Gazeta Express

28/08/2025 12:17

Lista Serbe: Po votohet në kundërshtim me rregullat, Kurti po e shtyn të preferuarin e tij për postin e nënkryetarit

Gazeta Express

28/08/2025 12:17

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, publikoi në profilin e tij në Instagram një video nga seanca e Kuvendit dhe tha se “po vazhdon votimi në kundërshtim me rregullat, për ta futur (Nenad) Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit”.

“Po shkelen të gjitha rregullat, po shkelen të drejtat e popullit serb, dhe Rashiq në këtë po merr pjesë drejtpërdrejt bashkë me Vetëvendosjen në pushtet. Kurti po e shtyn të preferuarin e tij në postin e nënkryetarit”, tha Simiq.

Lista Serbe, përndryshe, nuk merr pjesë në votim.

Sipas Rregullores së Kuvendit, kandidati për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti. Rashiq nuk e ka mbështetjen e Listës Serbe./REL/