Mickoski: Po përgatitemi seriozisht për zgjedhjet lokale, opozita duhet të ristrukturohet - Gazeta Express
string(87) "mickoski-po-pergatitemi-seriozisht-per-zgjedhjet-lokale-opozita-duhet-te-ristrukturohet"

Maqedoni

Gazeta Express

28/08/2025 12:06

Mickoski: Po përgatitemi seriozisht për zgjedhjet lokale, opozita duhet të ristrukturohet

Maqedoni

Gazeta Express

28/08/2025 12:06

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së deklaroi sot se po përgatiten seriozisht për zgjedhjet e ardhshme lokale me qëllim që të arrihet, siç tha ai, një rezultat historik dhe që të vazhdohet axhenda e reformave që është nisur.

“Si parti politike dhe si koalicion, po i qasemi kësaj fushate shumë qartë dhe fuqishëm sepse duam të arrijmë një rezultat historik, të vazhdojmë periudhën e reformave, të gjithçkaje që po ndërtohet sot në Maqedoni, dhe për këtë arsye them se pavarësisht faktit që numrat thonë se Konjanovski është fitues në raundin e parë dhe se fitorja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do të jetë bindëse, do të përpiqemi deri në momentin e fundit të sigurojmë më shumë vota, të bindim më shumë qytetarë të dalin në këto zgjedhje sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta konfirmojmë axhendën reformuese të Qeverisë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme lokale janë të humbura për opozitën dhe ajo do të duhet të ristrukturohet dhe të bëhet një opozitë konstruktive.

“Zgjedhjet lokale janë të humbura për ta dhe do të ketë një proces ristrukturimi, një reformim të brendshëm që unë ua rekomandoj atyre në mënyrë që të heqin qafe disa, do të thoja, kohë të vjetra dhe të jenë në gjendje të jenë një opozitë konstruktive dhe të punojnë së bashku për interesat e qytetarëve”, deklaroi Mickoski.

Ai njoftoi se më 3 shtator, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së do të mbajë një seancë në të cilën do të dihen kandidatët e mbetur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.