Kryetari i Listës Serbe, njëherit deputeti, Zllatan Elek, është hedhur dy herë në votim sipas shortit.
As ai s’i ka marrë votat në asnjërën herë për t’u zgjedhur nënkryetar i kuvendit nga komuniteti serb.
Për s’ka votuar askush, kundër e ka ngritur dorën VV, PDK ka abstenuar e LDK s’ka marrë pjesë në votim.
As Lista Serbe s’po merr pjesë në votim si shenjë e pakënaqësisë për mosvotimin e Slavko Simiqit të martën. /GazetaExpress/