Kryeministri Edi Rama ka përgatitur prezantimin e kabinetit të tij të katërt për datën 11 shtator. Këtë herë do të thyejë traditën e deritanishme, pasi shpallja e kabinetit do të bëhej një ditë pas betimit të deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, dhe jo përpara seancës së parë konstituive të parlamentit.
Dy janë parimet kryesore mbi të cilat Edi Rama ka ndërtuar këtë kabinet të ri: përfshirja e ministrave me profil të lartë teknik për të përshpejtuar mbylljen e kapitujve të hapur dhe krijimi i një skuadre me sa më pak ngarkesa ligjore dhe hetime nga SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.
Gjithashtu, pritet që Rama të bëjë ndryshime edhe në disa ministra aktualë dhe të riformatojë disa ministri, të cilat aktualisht përfshijnë shumë dikastere. Ky proces do të shoqërohet me shpalljen e postit të zëvendëskryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe kreut të grupit parlamentar, të cilat do të bëhen të ditura në mbledhjen e kryesisë socialiste më 11 shtator.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...