Zvicra me dy shqiptarë përballë Kosovës - Gazeta Express
string(39) "zvicra-me-dy-shqiptare-perballe-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 10:41

Zvicra me dy shqiptarë përballë Kosovës

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 10:41

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Në listën e të ftuarve të Kombëtares së Zvicrës janë edhe dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, shkruan “Gazeta Express”.

Ata do të zbresin në fushë pikërisht në ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të luhet më 5 shtator në Basel, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Më pas, Helvetikët më 8 shtator do të luajnë me Slloveninë.

E prirë nga kapiteni Xhaka, Zvicra synon ta sigurojë kualifikimin në Botërorin e  vitit të ardhshëm, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada e Meksikë.

Kontribut në këto kualifikime për zviceranët pritet të japë edhe Ardon Jashari, i motivuar pas transferimit tek Milani pak javë më parë.

Zvicra dhe Kosova kanë barazuar në tri ndeshjet paraprake, ndërsa ky do të jetë dueli i katërt mes tyre. /Gazeta Express