Maliqi: Ish opozita të mos bie pre e grackave populiste, ta votojë kandidatin e partisë më të madhe serbe - Gazeta Express
string(103) "maliqi-ish-opozita-te-mos-bie-pre-e-grackave-populiste-ta-votoje-kandidatin-e-partise-me-te-madhe-serbe"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 10:29

Maliqi: Ish opozita të mos bie pre e grackave populiste, ta votojë kandidatin e partisë më të madhe serbe

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 10:29

Njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi, është deklaruar lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se jetëgjatësia e këtij institucioni ‘’është ashtu kështu e shkurtër’’, sepse sipas tij, të gjithë duket se duan zgjedhje të parakohshme.

Maliqi po ashtu i është drejtuar ish opozitës duke thënë se këto parti s’duhet të bien pre e grackave populiste dhe duhet ta votojë kandidatin e partisë më të madhe serbe siç e kërkon ligji dhe kështu t’i fillojë afatet kohore për krijimin e qeverisë.

Po ashtu ai ka thënë se ish-opozita e ka për detyrim ndaj votuesve të vet që së paku t’i sigurojë numrat për ta votuar një qeveri teknike që të jetë në detyrë gjatë zgjedhjeve dhe deri në krijimin e qeverisë së re.

Postimi:

Jetëgjatësia e këtij kuvendi është ashtu kështu e shkurtër, sepse të gjithë duket se duan zgjedhje të parakohshme. Pozita e nënkryetarit është e pavlerë politikisht. Vota për Rashiqin e zgjat krizën pa nevojë duke e çuar çështjen në kushtetuese dhe duke e vonuar konstituimin e Kuvendit, që duket të jetë edhe synimi i kësaj manovre. Ish opozita duhet të mos bie pre e grackave populiste që synojnë thjesht ta ndërtojnë imazhin e “opozitës që bashkëpunon me Listen Serbe”, por duhet:

– ta votojë kandidatin e partisë më të madhe serbe siç e kërkon ligji dhe kështu t’i fillojë afatet kohore për krijimin e qeverisë;

– nëse Kurti nuk i arrin numrat, ish-opozita e ka për detyrim ndaj votuesve të vet që së paku t’i sigurojë numrat për ta votuar një qeveri teknike që të jetë në detyrë gjatë zgjedhjeve dhe deri në krijimin e qeverisë së re, bashkë ndoshta me një buxhet për vitin 2026.

– ta shpërbëjë menjëherë Kuvendin bashkë me nënkryetarin problematik të LS për të cilin sot bëhet zhurmë për të blerë kohë.