Zviceranët po frikësohen se Kosova mund t’ua marrë edhe Albian Hajdarin - Gazeta Express
string(70) "zviceranet-po-frikesohen-se-kosova-mund-tua-marre-edhe-albian-hajdarin"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 10:11

Zviceranët po frikësohen se Kosova mund t’ua marrë edhe Albian Hajdarin

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 10:11

Futbolli zviceran u trondit pak ditë më parë kur Leon Avdullahu vendosi t’ia kthejë shpinën kësaj Kombëtareje për ta zgjedhur Kombëtaren e Kosovës.

E tash, “Helvetikët” po frikësohen se tek Dardanët mund të përfundojë një tjetër futbollist që është synim i tyre.

Mediumi zviceran “Blick” ka shkruar sot për mundësinë që mbrojtësi Hajdari të kalojë nga Zvicra tek Kosova, përcjell “Gazeta Express”.

Deri tash, 22 vjeçari ka luajtur vetëm në miqësore për ekipin senior të Zvicrës.

Dhe, kjo ia mundëson futbollistit të ri të Hoffenheimit që të largohet nga kjo Kombëtare dhe ta përqafojë atë të Kosovës.

Sipas “Blick”, Federata e Futbollit të Kosovës po e kërkon lojtarin qe një kohë.

Mediumi zviceran sugjeron që Federata e Futbollit e Zvicrës të intervenojë shpejt nëse dëshiron ta parandalojë një largim të tretë brenda një kohe të shkurtër, pas Leon Avdullahut që e zgjodhi Kosovën dhe Eman Kospos, që e zgjodhi Bosnje e Hercegovinën para Zvicrës.

Avdullahu madje pritet të ftohet nga Kosova qysh në ndeshjet e shtatorit, pikërisht kundër Zvicrës dhe ndaj Suedisë. /Gazeta Express