Pasditen e kësaj të mërkure në një operacion të SPAK dhe Policisë së Shtetit janë arresuar dy inspektorë të IMT të akuzuar për korrupsion dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Në pranga kanë rënë inspektorët Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa është shpallur në kërkim Klajdi Zhilla dhe një tjetër.
Mësohet po ashtu se Zhilla është shoferi i Drejtorit të drejtorisë në IMT, Ersid Hasanllari.
Inspektorët e IMT akuzohen se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat. Arrestimi i tyre është bërë në një lokal në Kombinat.
Ndërkohë burimet bëjnë me dije se momenti i marrjes së parave është kapur nga kamerat e sigurisë.