Drejtori i Institutit për Lidership Civil: LVV-ja nuk i ka numrat për qeverinë e re, Kurti po blenë kohë - Gazeta Express
string(102) "drejtori-i-institutit-per-lidership-civil-lvv-ja-nuk-i-ka-numrat-per-qeverine-e-re-kurti-po-blene-kohe"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:56

Drejtori i Institutit për Lidership Civil: LVV-ja nuk i ka numrat për qeverinë e re, Kurti po blenë kohë

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:56

Zhvendosja e bllokadës nga zgjedhja e kryeparlamentarit tek zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit ka shtuar zërat për zvarritje të qëllimshme të procesit si kohë për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

Drejtori i Institutit për Lidership Civil, Argjend Zejnaj thotë se në mungesë të numrave, kryetari i LVV-së Albin Kurti, nuk është i interesuar për formim të institucioneve por për zgjedhje të reja.

“Vazhdimi i lojës tek në kryetarët dhe mënyra si u propozuan ata nga komunitetet lë me nënkuptu qe partia LVV-së Kurti do të vazhdoj edhe për një kohe ketë sagën e hedhjes se fajit nga njëra palë tek tjetra duke mos pas as marrëveshje as numrat si grupi me i madh parlamentar dhe do ta kemi edhe për një kohë këtë ngërç institucional”, tha Zenelaj për rtv21

Një ditë më parë Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetarin e ri vetëm pasi disa nga  deputetët e dy partive ish-opozitare, PDK-së dhe të AAK-së vendosën t’ia japin votat një kandidatit të LVV-së jashtë kabinetit qeveritar, deputetit Dimal Basha, teksa situata u bllokua tek zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Në Lëvizjen Vetëvendosje ndërkaq nuk bënë të ditur nëse i kanë votat e nevojshme për formimin  e qeverisë së re e as nuk iu përgjigjën deklarimeve për zvarritje të qëllimshme të konstitutimit të kuvendit për shkak të mungesës së numrave për qeverinë.

Rruga për formimin e qeverisë hapet pas konsiutimit të kuvendit kur presidentja do ta mandatoj kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër i cili brenda 15 ditëve duhet t’i sigurojë numrat për formimin  e qeverisë se re. Nëse i njëjti dështon mandati i kalon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së.