Sulmuan katër persona në Lipjan, arrestohen katër të dyshuarit - Gazeta Express
string(59) "sulmuan-kater-persona-ne-lipjan-arrestohen-kater-te-dyshuar"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:44

Sulmuan katër persona në Lipjan, arrestohen katër të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:44

Katër persona janë arrestuar në Lipjan pasi i kanë sulmuar katër persona tjerë.

Gjatë përleshjes është përdorur edhe thika.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË- Lipjan / 27.08.2025 – 21:40. Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.