Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur sot kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, për zgjedhjen e tij nuk ka pasur përkrahje nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila qëndroi e vendosur në votën kundër.
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ntha se partia e tij ka qenë konsistente në qëndrimin politik ndaj VV-së që nga fillimi.
“Ne kemi qëndruar konsistent në pozicionin tonë politik, i cili ka qenë që nga fillimi – votë kundër VV-së”, tha ai për Front Online.
I pyetur nëse ekziston mundësia për bashkëpunim me Vetëvendosjen për krijimin e Qeverisë, Zogaj ishte i prerë në përgjigjen e tij.
“Edhe sa i përket krijimit të Qeverisë, ne kemi qëndrim të qartë – nuk ka koalicion me VV”, tha Zogaj.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur skena politike në Kosovë po përjeton zhvillime të reja dhe të papritura.