Burri nga Ferizaj tentoi shpëtimin e bashkëshortes – vdes pasi ra nga ashensori    - Gazeta Express
string(77) "burri-nga-ferizaj-tentoi-shpetimin-e-bashkeshortes-vdes-pasi-ra-nga-ashensori"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:21

Burri nga Ferizaj tentoi shpëtimin e bashkëshortes – vdes pasi ra nga ashensori   

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një burrë ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sinjali mëson se mëngjesin e 27 gushtit, rreth orës 09:30, në rrugën “Sadik Bega”, tek ndërtesat e kompleksit “D-Nuhaj”, është gjetur i vdekur Bekim Kamberi rreth 58-vjeçar. Ai u gjet pa shenja jete në hapësirën e ashensorit, në bodrumin e ndërtesës, me lëndime të rënda trupore.

Sipas hetimeve fillestare dhe dëshmive të familjarëve, bashkëshortja e tij kishte mbetur e bllokuar në ashensor, pasi ishte ndalur rryma elektrike. Viktima kishte tentuar ta ndihmonte duke hapur derën, por dyshohet se ra nga kati i tretë ose i katërt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e policisë, hetuesit rajonalë, forenzika dhe prokurori i krimeve të rënda, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet për obduksion.

Hetimet rreth rrethanave të plota të kësaj tragjedie janë duke vazhduar.