Ibishi: Statistikat flasin për numër të madh të armëve ilegale - Gazeta Express
string(61) "ibishi-statistikat-flasin-per-numer-te-madh-te-armeve-ilegale"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:07

Ibishi: Statistikat flasin për numër të madh të armëve ilegale

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:07

Armët pa leje në duart e qytetarëve vazhdojnë të jenë shqetësim dhe sfidë për institucionet e rendit. Në kuadër të përkushtimit të saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, Policia ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime të shtuara operative në tërë vendin me qëllim të identifikimit dhe konfiskimit të armëve që mbahen pa leje, si dhe parandalimin e veprave penale që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Sipas policisë, pikërisht me këto armë po kryhen edhe shumica e vrasjeve në vend.

“Armët ilegale vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz për shoqërinë tonë. Rastet e fundit kanë dëshmuar se armët pa leje shpesh përdoren në incidente të rënda kriminale, përfshirë vrasje dhe tentativa për vrasje. Si reagim ndaj kësaj, Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet, bastisjet dhe operacionet në terren, duke konfiskuar armë të ndryshme dhe duke iniciuar procedurat ligjore ndaj personave të përfshirë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Të dhënat tregojnë se përgjatë periudhës, janar-korrik të vitit të kaluar janë konfiskuar 924 armë, numër ky që ka shënuar rritje përgjatë periudhës së njëjtë kohore gjatë këtij viti, duke evidentuar 1039 armë të konfiskuara.

Sa i përket municionit, në periudhën janar-korrik 2024 janë konfiskuar 18 mijë e 307 të tilla, e këtë vit numri është rritur në 18 mijë e 606. Për një prezencë të madhe të armëve ilegale në duar të qytetarëve flasin edhe ekspertët e sigurisë, duke vënë në pah se edhe më tej janë lehtë të qasshme.

 “Shumica e vrasjeve kryhen me armë ilegale, edhe kem një prezencë shumë të madhe të armëve ilegale, kjo tregon edhe për raportet vjetore të policisë, ku konfiskohen diku rreth 1700 armë në vit , me numër shumë, me qindra, mijëra municione, mjete eksplozive dhe kjo gjithsesi tregon që ka prezencë të madhe të armëve ilegale me të cilat edhe kryhen këto krime”, tha Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë.

 “Në përgjithësi në shtetet e Ballkanit perëndimor sidomos që është një rajon i dal pas konflikteve të viteve të 90-ta, edhe në tregun e zi po edhe në përgjithësi edhe armët që kanë mbetur pas konfliktit, nuk ka shifra sa është numri i armëve, ka raporte qindra mijëra po nuk ka diçka të saktë dhe të verifikueshme”, tha  Skënder Perteshi nga Instituti për Siguri dhe Rezilience.

 Sipas Kodit Penal të Kosovës, dënimi për armëmbajtje pa leje parasheh gjobë deri në 7500 euro apo dënim me burg deri në 5 vjet.