Çitaku: Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme - Gazeta Express
string(66) "citaku-duket-qe-zgjedhjet-e-reja-parlamentare-jane-te-pashmangshme"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 7:37

Çitaku: Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 7:37

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se zgjedhjet e reja parlamentare janë të pa shmangshme.

Teksa shtoi se qytetari i Kosovës e ka kuptuar qartë që cila është adresa e përgjegjësisë.

“Unë në këtë pikë ku jemi, zgjedhjet e reja parlamentare i shoh të pashmangshme, është vetëm çështja se kur do të mbahen ato, a do të mbahen në fund të vitit apo në fillim të vitit tjetër apo më herët nuk e di. Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme, qytetari i Kosovës e ka kuptuar shumë qartë besoj që cila është adresa e përgjegjësisë”, tha ajo. /RTV21