Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur - Gazeta Express
string(70) "policia-ne-ferizaj-gjobit-me-40-euro-shoferin-qe-voziti-me-deren-hapur"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 17:29

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 17:29

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e pasagjerit.

Ai është gjobitur me 40 euro.

“Më datë 25.08.2025, rreth orës 18:10, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Prelez, policia ka identifikuar përmes një video-incizimi një veturë të tipit Audi me targa vendore, e drejtuar nga shoferi J.H., 68 vjeç. Gjatë lëvizjes, automjeti kishte të hapur derën e pasagjerit në anën e djathtë dhe shoferi kishte vazhduar ngasjen me derën e hapur për disa metra, duke paraqitur rrezik për sigurinë në komunikacion. Për këtë shkelje, ndaj shoferit policia ka shqiptuar gjobë në shumën 40 euro. Video e rastit ka qarkulluar gjithashtu në një portal informativ.”

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve, si dhe inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.”