Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit - Gazeta Express
string(86) "zogaj-sot-e-gjithe-struktura-rreth-kurtit-perbehet-nga-injorantet-edhe-te-korruptuarit"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 16:52

Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 16:52

Analisti kosovar, Petrit Zogaj, thotë se lideri i LVV-së, Albin Kurti, kishte ardhur në pushtet duke përdorur idealistët e një strukture intelektuale, derisa për të mbajtur pushtetin thotë se po shfrytëzon injorantët dhe banditët.

Sipas Zogajt, nëse struktura intelektuale do të qëndronte në LVV, do ta sfidonin Kurtin, derisa shton se Kurti i ka nën kontoll “injorantët dhe banditët” dhe sipas analistit kosovar, struktura aktuale që ka Kurti përbëhet nga injorantët dhe të korruptuarit.

“Me ardhe ne pushtet, Kurti perdori idealistet dhe nje strukture intelektuale, e me e mbajte ate, Kurti ka nen vete injorantet e banditet. Te paret kishin me e sfidu Kurtin po te rrinin brenda, te dytet, lideri suprem i shantazhon ata, sepse jane injorante e te korruptuar. Sot e gjithe struktura rreth Kurtit perbehet nga injorantet edhe te korruptuarit”, ka shkruar Zogaj.