Mjeku kosovar nga Gjermania: Nëse merrni antibiotik pa recetën e mjekut është katastrofale - Gazeta Express
string(89) "mjeku-kosovar-nga-gjermania-nese-merrni-antibiotik-pa-receten-e-mjekut-eshte-katastrofale"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 15:24

Mjeku kosovar nga Gjermania: Nëse merrni antibiotik pa recetën e mjekut është katastrofale

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 15:24

Mjeku kosovar që jeton në Gjermani, Halil Krasniqi, ka dhënë një paralajmërim të fortë për qytetarët që përdorin antibiotikë pa recetë.

Në një intervistë për Kosova Live, ai theksoi se kjo praktikë është “katastrofale për shëndetin”, pasi mund të shkaktojë pasoja serioze deri në dëmtim të organeve.

“Antibiotikët në njërën anë janë të mirëseardhur, sepse kurojnë dhe shërojnë. Por në anën tjetër, nëse përdoren pa përshkrimin e mjekut, mund ta dëmtojnë organizmin deri në humbje të organeve,” – tha Krasniqi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos i marrin ilaçet pa kontroll mjekësor dhe theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit publik për këtë çështje, duke e quajtur përdorimin e pakontrolluar të antibiotikëve si një nga sfidat më të rrezikshme për shëndetin publik.

VIDEO: