Avokati Kenan Gashi ka dhënë një koment ndryshe nga shumë panelistë të tjerë lidhur me zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë për Kosova Live, Gashi e lavdëroi pa masë Bashën, duke e cilësuar atë si figurë të kompletuar politike.
“Dimal Basha ka inteligjencë, është i lexueshëm, i përgatitur, ka mendim kritik…” u shpreh Gashi.
Ndërkohë që shumica e panelistëve kritikuan ashpër Kryetarin e ri të Kuvendit, Gashi vazhdoi me superlativa duke e konsideruar Bashën si profil të duhur për skenën politike.
Dëgjoni çfarë thotë ai: