Sonte në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë do të shfaqet filmi “50 Vjet të Artit në SHBA”, më fillim nga ora 21:00.
Ky filmdokumenton ekspozitën e parë madhore të artit amerikan të dërguar ndonjëherë jashtë vendit. Ekspozita u hap në Paris më 1955 dhe u transferua në Beograd më 1956, si pjesë e Programit Ndërkombëtar të MoMA-s, i nisur më 1952 dhe i konceptuar si një mjet i diplomacisë kulturore gjatë Luftës së Ftohtë, për të treguar gjallërinë dhe lirinë e artit amerikan.
Muzeu i Artit Modern në Paris, i themeluar më 1947, priti këtë ekspozitë të rëndësishme, ku MoMA gjeti një aleat te Jean Cassou – drejtori i parë i muzeut, si dhe shkrimtar, poet dhe pjesëtar i Rezistencës – korrespondenca e të cilit me Alfred Barr nga MoMA pasqyronte entuziazmin dhe ambicien për bashkëpunim.
Që nga fillimi, MoMA ishte konceptuar si një “laborator” për artin modern: eksperimental, ndërkombëtar dhe qëllimisht subjektiv. Filmi sjell mënyrën se si u prit ekspresionizmi abstrakt në atë kohë – i lavdëruar nga disa si revolucionar, dhe i refuzuar nga të tjerë si i pakuptueshëm. Një nga imazhet më të fuqishme paraqet një poster gjigant të një ndërtese nga Frank Lloyd Wright, i përshkruar si “një nga arkitektët e parë amerikanë që vendosi të shkëputet nga imitimi i së kaluarës në fillim të shekullit.”