Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Prizren – Njësia e Hetimit të Narkotikëve, ka bërë të ditur se është në kërkim të një personi të dyshuar për vepra penale të lidhura me narkotikë. Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, autoritetet kanë publikuar të dhënat e personit që po kërkohet në lidhje me veprën penale të paraparë sipas nenit 267 të Kodit Penal, që përfshin blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave për bashkëpunim me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, mund të kontaktojë autoritetet në mënyrë konfidenciale përmes kanaleve të mëposhtme: