Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 63-vjeçarin Kristaq Bizhoti, i arrestuar dy ditë më parë me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.
Seanca u zhvillua paraditen e kësaj të mërkure, ku gjyqtarja Ardiola Cela pranoi kërkesën e Prokurorisë për të mbajtur në burg të moshuarin, banues në fshatin Poshnje, në Bashkinë Dimal.
Bizhoti akuzohet se i ka vënë zjarrin mbetjeve pranë banesës së tij, por flakët janë përhapur me shpejtësi, duke dëmtuar materiale pune dhe bimësi në oborrin e banesës së fqinjëve.