Himarë, Policia Kufitare shpëton tre turistët e bllokuar në det - Gazeta Express
string(62) "himare-policia-kufitare-shpeton-tre-turistet-e-bllokuar-ne-det"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 13:37

Himarë, Policia Kufitare shpëton tre turistët e bllokuar në det

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 13:37

Një operacion shpëtimi i suksesshëm është kryer natën e kaluar nga Kapiteneria e Portit Vlorë, në bashkëpunim me QNOD-në dhe Policinë Kufitare të Vlorës, për një mjet lundrues tip skaf me flamur shqiptar.

Skafi, me tre persona në bord, ishte nisur nga Himara për në Durrës, por kishte pësuar një avari në motor dhe po mundonte të mbijetonte me futje uji në motor afër Gjirit të Gramës.

Drejtuesi i skafit ka kërkuar asistencë teknike dhe rimorkim pas defektit, pasi mjeti ishte “pa motor” dhe nuk mund të lundronte më. Pasi është rimorkiuar, skafi ka arritur në portin e Himarës, ku është konfirmuar se ka pësuar vetëm dëme materiale.