Publicisti Agon Maliqi ka shkruar reth hakmarrjes së pushtetit ndaj gazetarëve të RTK-së, që po refuzojnë të nënshtrohen para pushtetit të Vetëvendosjes.
Maliqi ka kritikuar ‘intelektualët e diasporës’, të cilët nuk shqetësohen për këtë dukuri, anipse më herët kur Vetëvendosje s’ishte në pushtet, bënin sikur ishin të shqetësuar me ‘kapjen e institucionvece të pavarura’.
Metropolitankave dhe luftëtarëve të demokracisë prej diasporës, të cilët për më shumë se një deladë e kanë pasur gojën plot me kapje te shtetit, sot nuk ju lë përshtypje dhe nuk ju dëgjohet zëri për faktin se:
– RTK hapur po hakmerret politikisht ndaj gazetarëve që refuzojnë të bëjnë propagandë qeveritare, dhe që televizionet private me linja editoriale kritike ndaj qeverisë, rregullisht dhe sistematikisht delegjitimohen si agjentë të Serbisë, disa madje duke u kërcënuar me mbyllje me mjete të kundërligjshme.
– E kemi një qeveri në detyrë e cila në çdo hap që ka të bëjë me krijimin e institucioneve dhe veçanërisht me nenet për të drejtat e komuniteteve jo shumicë, bie ndesh me kushtetutën, dhe që në mënyrë perfide synon ta shemb rendin kushtetues.
– Për shkak të kryeneçësisë së lidershipit reaksionar/popullist, mbetemi nën sanksione të BE dhe pa kurrëfarë perspektive integrimi në institucionet perëndimore.
Intelektualëve të diasporës që jetojnë në komoditetin e perëndimit, dhe Metropolitankave që vetëmjaftohen me rrethanat provinciale të jetesës, dhe që si kulminacion të civilizimit e kanë Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, nuk u bëhet vonë nëse demokracia dhe rendi kushtetues në Kosovë kërcënohen nga babai i tyre i përzgjedhur. Për ata paska qenë e rëndësishme vetëm se kush po e bën kapjen. Sepse tani që po luftohen armiqtë e klasës ose kombit – “katunarët”, “shkijet”, – dhe po refuzohet “imperializmi perëndimor” dhe “hegjemonia” e imagjinuar e Tiranës – tani ligji dhe demokracia na janë bërë si llastiku, dhe kapja e shtetit shihet thjesht si “drejtim i tij”.